Nuk kanë të ndalu ecejaket e amabasadorit amerikan Donal Lu në zyrat e Bashës dhe Ramës. Kështu pas një takimi të gjatë mbi 2 orë me Bashën, Lu ka shkuar në zyrën e Ramës në kryeministri, ku do të zhvillojë një takim me kryeministrin. Pas ikjes së zëvendës ndihmës sekretarit të shtetit amerikan dhe pas dështimit të disa negociatave, duket sikur i ka ngelur Donal Lu “detyra” për t’i ulur në një tryezë Bashën dhe Ramën.
Ndërohë Basha, përmes një letre publike i ka kërkuar Ramës që të pranojë pa kushte propozimin e zyrtarit të DASH, Hoyt Yee dhe paketën “McAllister+”.