Një ditë pas arritjes së marrëveshjes pozitë-opozitë, deputeti i PS dhe kryetar i komisionit të ekonomisë, Erjon Braçe, ju bën thirrje pushtetarëve të kthejnë sytë nga ekonomia dhe hallet reale të bujqëve shqiptarë që i shesin produktet e tyre 2 herë më poshtë se kostoja e tyre.
Më poshtë reagimi i Z.Braçe në faqen e tij në Facebook.
Nga Erjon Braçe
Me falni, po kam nje hall “banal”, jo kaq te madh sa pushteti!!
CPO NDODH ME CMIMIN E PATATES E QEPES, MINISTER?!
Tani, ne mengjes, ne Divjake,
200 leke te vjetra per kilogram patatja e
250 leke te vjetra per kilogram qepa!!
Ky eshte krim!
2 here me poshte se kostoja cmimi i patates.
2 here me poshte se kostoja cmimi i qepes.
As qe ka te krahasuar me vjet, edhe pse vjet u shit ne kosto;
Per fitim as qe u be fjale!
Kontrollova tregun e madh te shumices tani,
ne autostrade ne Tirane dhe,
patatja po u shitet tregtareve te pakices nga ata te shumices qe kane grumbulluar prodhimin ne Divjake, me 750 leke, qepa me 800 leke!!
Ky eshte krim edhe me i madh!
Se te shiteshin ketu me 300 e 350 leke per njerezit qe ushqehen, do ishte gjysma e te keqes;
Njerezit do blinin e produkti do terhiqej nga Divjaka, bujqit ne te gjithe Lushnjen ne fakt!
Por makuteria e ketyre po “tapos” tregun,
po kalb produktin ose po ul edhe me cmimin.
E di cdo te thote kjo minister?
Qe sezonin e ri, ate qe po vjen,
te mos kete me kush para per te mbjelle!
Keshtu me domaten ne Kemishtaj e Goricaj,
keshtu me specin ne Spolate,
keshtu e me keq me kastravecin kudo,
keshtu edhe me pataten e qepen.
Per tua kujtuar,
besoj e mbani mend qe ne pataten nuk e cojme dot as per eksport ne vendet e BE?!
E mbani mend Polonine e polaket qe,
erdhen e bene kontrata nje vit e ca me pare ne Divjake,
por ne kufi zbuluan se produkti yne nuk lejohej te shitej ne vendet e BE?!
Ka kaluar nje jete-kohe, per bujqit kaq eshte dhe,
asnje treg i ri nuk eshte hapur per paten tone,
te Divjakes e Lushnjes se pari!
Po e perseris,
ky eshte krim ndaj bujqve, ekonomise se tyre te vogel por eshte krim edhe ndaj ekonomise kombetare!