Premtimeve për qindra mijëra vende pune që bëhen në fushatë elektorale i shtohet edhe LSI. Kryetari Petrit Vasili ka thënë sot se forca që ai drejton premton së në katër vitet që vijnë do të hapë 100 mijë vende të reja pune për të rinjtë.
“LSI premton ato që realizon dhe ka një premtim shumë të madh dhe shumë të rëndësishëm: në katër vjetët që vijnë, nën drejtimin e LSI-së forcë e parë, 100.000 punësime për të rinjtë”, tha Vasili.
Ndërkohë që PS nga ana e saj premton 220 mijë vende të reja pune. 4 vjet më parë Rama premtoi 300 mijë vende pune, por që siç dihet nuk u hapën kurrë ndonëse qeveria pretendon se i ka realizuar.