Në zgjedhjet e 25 qershorit është regjistruar edhe Partia Republikane.
24 orë përpara se të dorëzonte listat në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Partia Demokratike mbylli marrëveshjet me disa prej aleatëve.
Nard Ndoka i Partisë Demokristiane, Vangjel Dule i Bashkimit për të Drejtat e Njeriut dhe Dashamir Shehi i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar vendosën të mos konkurronin me lista të veçanta, por të përfaqësoheshin në zgjedhje me logon e Partisë Demokratike.
Në këmbim, secili prej tyre ka një vend të sigurtë në listat e deputetëve demokratë, përkatësisht në Shkodër, Vlorë dhe Tiranë. Gjithashtu, ata do të kenë kandidatë në vende jo shumë të sigurta në qarqe ku historiku elektoral i favorizon.