Ndryshe nga lëvizjet e sotme në Partinë Demokratike, një tjetër deputet i mbetur jashtë listave, Eduart Selami mbështet listat e Lulzim Bashës. Ai është shprehur se trashmë është koha për fushatë dhe jo për të bërë analiza.
‘’Koha për fushatë jo për analiza. Lista ka mbështetjen time. Suksese!’’, shkruan Selami.
Kujtojmë se kjo deklaratë vjen në një moment kur disa deputetë dolën sot publikisht kundër Bashës duke kërkuar shkarkimin e tij.
Fillimisht ishin Jozefina Topalli dhe Arben Imami në një deklaratë për mediat njoftuan se do të kërkojnë shkarkimin e Bashës.
Po mesa duket ata nuk ishin të vetmit. Në ambjentet e hotelit ku u bë dekarata duken të jenë dhe dy deputetë të tjerë të pakënaqur: Majlinda Bregu dhe Astrit Patozi, Ridvan Bode dhe Keltis Kruja