Përfshirja në fushatë e administratës, është e ndaluar me ligj. Deri tani, çdo gjë në rregull.
Por, nga ana tjetër, ministrat e Bashës, kanë nisur të marrin në punë, në poste të rëndësishme, demokratët që protestuan në krah të kryetarit të opozitës gjatë 3 muajve në çadër.
Ky është Albano Zhapaj, i cili, është emëruar nga ministrja Karabina, si këshilltari i saj.
Zhapaj, nuk është një emër i panjohur për PD-në. Para se të vinin në pushtet të majtët, Zhapaj mbante postin e drejtorit të politikave të arsimit universitar në MASH.
Më pas, Zhapaj ka mbështetur fort PD kundër qeverisë Rama. Siç duket edhe në fotot që ai vetë ka postuar, Zhapaj është një person i afërt i Bashës, Berishës dhe ka mbështetur protestën deri në fund.
Faktikisht, çadra, nuk ishte fushatë politike, por protestë. Por sa siguri jep, që një person i afërt me Bashën, të mos përfihet në fushatë për 25 qershorin?
Padyshim, që emërimi i tij i ri si Këshilltar i ministers teknike të Arsimit, është politik. Ai u shpërblye për faktin se qëndroi 3 muaj në çadër dhe mbështeti PD-në.