“Nuk mund të hiqet Jozefina Topalli nga listat. Ai hoqi Topallin dhe vuri në listë shtëpiake që s’kanë bërë asnjë punë se kanë pjellë nga 3-4 fëmijë”, ka thënë ai.
Nuk dihet nëse me këto fjalë Imami i’u referua dikujt që ka hyrë në listat e PD apo ishte thjesht një shpërthim i momentit nga një i revoltuar që ka ngelur jashtë listës së PD.
Blendi Fevziu i’u përgjigj se edhe ato e kanë një kontribut në shoqëri, por ai ia ktheu se merita e tyre e është se rritin pjellorinë në vend.
Fevziu: Edhe ato që kanë lindur shumë fëmijë kanë dhënë kontribut në këtë vend
Imami: Po patjetër kanë dhënë kontribut për rritjen e pjellorisë në vend
Sigurisht që zonjat që janë tashmë në listat e PD dhe kanë 3 apo 4 fëmijë duhet të ndihen të prekura edhe nëse Imami nuk e kishte me ta por tentoi të ironizoj indirekt Bashën.
Ai tha se është shkelur statuti i partisë dhe se listat janë të pavlefshme, gjithashtu tha se Berisha nuk ka pasur ndikim dhe vendimet i ka marrë Basha.
Imami i ka kërkuar dorëheqjen Lulzim Bashës.