Presidenti i zgjedhur, Ilir Meta, dhe Petrit Vasili, janë shprehur të sigurtë, se LSI-ja, do të dalë forcë e parë në vend pas zgjedhjeve të 25 qershorit.
Nuk dihet nëse LSI do të dalë forcë e parë, por ajo të pakten, është e para në fletën e votimit. Menjëherë pasi LSI u caktua nga hedhja e shortit si emri i parë në fletën e votimit, anëtarët e KQZ-së, shpërthyen në të qeshura.
A e kishte fjalër për shortin Meta kur tha LSI do të jetë e para? Në fletë, LSI është e para, por na ngelet për të parë nëse do të marrë votat për të dalë e para si forcë politike.