Haki Mustafa emërohet në postin e Administratorit të Përgjithshëm të OSHEE-së, ky është një ndër lajmet e fundit qe ka zënë faqet kryesore të pothuajse çdo portali në Shqipëri.
Hakiu ka qenë në mos gabohemi 3 mandate rresht Kryetar i Njësisë Bashkiake nr. 11 në Laprakë, ky njeri totalisht mediokër nuk bëri asgjë po ama asgjë për atë Njësi Bashkiake përveç se pajisi me legalizime fisin e tij të stërmadh që banojnë në Laprakë.
Tani mire Lapraksit që s’panë një rrugë të shtruar, një dritë e një stol të vënë në lagjen e tyre kur ky brumbull i administronte, por me OSHEE-në që mezi tereziti njerëzit të lidhni kontrata për energjinë elektrike që vidhnin, të vinin sahatet e të paguanin faturat e prapambetura, me këtë të shkretën ç’patët që i vutë në krye një njeri me profil kaq mediokër.
Lulëzim kaq rëndë e ke gjendjen e Lulzimatorëve që nuk gjete dot një njeri të hajrit për ta vënë në krye të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elekrike.
Minimalisht, të kishe vënë ndonjë që nuk njihej fare kështu edhe ne gazetarët bënim një google për të ose pyesnim rreth e rrotull në ç’dorë kish rënë fati i OSHEE-së për këto 5-6 muaj. Por ti Lul si gjithmonë zgjodhe një Lulzimator të dështuar ashtu siç je edhe vete, sepse ti 4 vite në Krye të Bashkisë Tiranë dhe ky 3 mandate në krye të Njësisë Bashkiake 11 nuk bëtë asgjë tjetër përveç se fjetët gjumë.
redaksia online
zeripopullit.al