Pas kërcënimeve dhe akuzave që presidenti i zgjedhur Ilir Meta bëri kundër Ramës dhe Bashës, ka ardhur dhe reagimi i kryeministrit të vendit.
Përmes një mesazhi dërguar kandidatëve të tij për deputetë, Rama u kërkon që mos të merren më me LSI pasi nuk luan më lojën ‘i treti i vërteti’.
Në këtë mesazh, Rama u kërkon kandidatëve të tij që të marren me reformat e qeverisë.
Mesazhi i Ramës:
Ju lutem nuk duhet të kemi më lajme për LSI-në!
E sotmja ishte një ditë per t’u dhënë të gjithëve mesazhin se LSI nuk ka më shanse të bëjë të tretin të vërtetin, në mënyrë që ju të gjithë ta përdorni këtë në fushatën mikro, me organizim kapilar për të kthyer njerëzit që rrinë me LSI për interes jo për bindje!
Në makro, pra në komunikimin publik duhet të fokusohemi tek mesazhi ynë dhe për reformën e administratës të themi, ne duam të bëjmë dhe duam të kemi mundësinë të zgjedhim më të mirët!
Kaq dhe fokusin tek vetingu, ekonomia, punësimi e me radhë në mesazhin tonë… Forca!