Popullsia e botës do të rritet me 1 miliardë në 13 vitet e ardhshme, dhe do të jetë 10 miliardë në 2050, parashikojnë Kombet e Bashkuara.
Popullsia aktuale është 7.6 miliardë dhe pritet të rritet ende në dekadat e ardhshme, kryesuar nga rritja e numrit të lindjeve në Afrikë, sipas raportit të ri të OKB.
India do të kalojë Kinën për nga popullsia, ndërsa Nigeria do të tejkalojë SHBA dhe do të bëhet vendi i tretë në botë më i populluar në 2050.
Ndërkohë Europa, e cila aktualisht ka një normë lindjeje 1.6 fëmijë për grua, pritet të ketë një rënie të popullsisë në dekadat e ardhshme.
Parashikimi i OKB thotë se rritja e popullsisë do të përqëndrohet në 9 shtete, India, Nigeria, Kongo, Pakistani, Etiopia, Tanzania, SHBA, Uganda dhe Indonezia.
Ndërkohë 10 vendet me numrin më të ulët të lindjeve e kanë Kina, SHBA, Brazili, Rusia, Japonia, Vietnami, Gjermania, Irani, Tajlanda dhe Mbretëria e Bashkuar.