Në fund te sezonit ai u detyrua të ndërpriste aventurën e tij me Partizanin pasi klubi i cili zotëron kartonin e italo-ganezit, Chievo, kërkoi ta rikthente në bazë. Por sezoni i shkëlqyer me Partizanin ka bërë që të kuqtë së bashku me tifozët të kërkojnë edhe një herë që kontributet e tij të vihen në shërbim të 15 herë kampionëve të vendit.
Deri më tani klubet nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët megjithëse kryeqytetasit po bëjnë të pamundurën për ta afruar në skuadër. Por derisa në kjo çështje të zgjidhet, vetë futbollisti me anë të një statusi në “facebook” i ka lëshuar sinjale dashurie klubit të kuq.
Ai ka postuar një foto me bluzën e Partizanit ku shkruan: “PMTP”, ose thënë ndryshe “Përjetë me ty Partizan”.