Dihet tashmë që për shumë njerëz periudha e verës është ajo ku shihen rezultatet e muajve sakrificë, orëve në palestër, të vrapit apo të dietave të shumëllojshme.
Por ndërkohë që njerëzit (më së shumti vajzat) kërkojnë që format e arrira t’i ruajnë me ngulm edhe gjatë këtyre muajve, madje edhe duke sakrifikuar disi nga kënaqësitë e ushqimeve, Luana Vjollcës nuk i intereson aspak kjo gjë.
Ndër postimet e shumta në profilin e saj në Instagram, natën që sapo lamë pas Luana ka postuar edhe foto të dy picave. Sigurisht që momente dobësie u lejohen të gjithëve, edhe në rastet e Luana Vjollcës e cila ndër pikat e forta të saj ka format, ama është orari ai që e rëndon situatën…
Duket jo e shëndetshme dhe aspak ndihmë për linjat, por kush nuk do të donte të hante një ushqim si pica në 1:00 të natës pa u stresuar për pasojat?
Fundja, nëse Luana ndihet mirë me veten… i bëftë mirë!