Duket se debati i ashër brenda grupit parlamentar të PD-së vijon të krijojë përçarje mes kryedemokratit Lulzim Basha dhe ish-kryeministrit Sali Berisha.
Si rrallë herë, Berisha, ka sulmuar ashpër dhe hapur Luzim Bashën. Berisha do të jetë sot i ftuar në emisionin “Fakt” të gazetarit Çim Peka.
Ka qenë vetë Peka që ka zbardhur një pjesë të intervistës të regjistruar me Berishën.
Berisha ka kritikuar ashpër listën e deputetëve të PD, prodhuar nga Basha, si dhe i quan këshilltarët e Bashës mizerabël.
“Këshilltarët e Lulzim Bashës jane mizerabël. Ajo nuk ishte lista e PD, por lista Basha. Disa përjashtime janë të papranueshme.
Une s’do e bëja kurre ate liste.
Por ne ka nje njeri qe e di se une besoja se Lulzim Basha fitonte edhe me kete liste, ai eshte Cim Peka.
Raportimet e mediave per ato qe ndodhen ne grupin parlamentar ishin korrekt,” janë disa prej deklaratave të Berishës.