Grupi më i famshëm i muzikës Heavy Metal Metallica ka pozuar me një flamur shqiptar gjatë ditëve të turit të tyre të fundit në Britani.
Djali i quajtur Ervin Gjonaj, që në profilin e tij në rrjetet sociale mban mbiemrin e liderit dhe vokalistit të grupit Metallica, ka shfrytëzuar këtë moment për të shpalosur flamurin, ndërkohë që si dhuratë për Metallica, më saktë një dhuratë për ditëlindjen e Robert Trujillo, basistit të grupit, ishte një fanellë e kombëtare shqiptare të futbollit.
Ndërkohë në koncertin e mbrëmshëm në Londër Metallica kanë përshëndetur të gjithë fansat shqiptarë që ishin në koncert, madje në fund Lats Ulrich, bateristi ka përshëndetur me flamurin shqiptar.