“Në Gjermani nuk po kthehen nazistët, nuk ka asnjë nostalgji ndaj atyre kohërave, askush nuk e vë në dyshim ekzistencën e holokaustit, nuk janë antisemitë. Ndoshta mund të ketë ndonjë element që jeton forma individuale nostalgjie, por problem është më i vështirë dhe më i thellë. Ata thonë: “Mjaft më me kulturën e fajit!”. Ai që flet kështu është Gian Enrico Rusconi, një prej njohësve më të mëdhenj të sistemit politik të Gjermanisë dhe i zhvillimeve që po përjeton identiteti gjerman. Historian, sociolog dhe filozof, ka qenë Drejtor i Institutit të Historisë Italo – Gjerman në Trento. Sot është Profesor i Merituar në Universitetin e Torinos, Visiting Professor pranë Freie Universitaet të Berlinit dhe editorialist në të përditshmen “La Stampa”.
Profesor Rusconi, thuajse një muaj pas zgjedhjeve, Gjermania nuk ka arritur akoma të formojë një koalicion qeverisës. Drejt cilëve skenarë po shkojmë të ndeshemi?
Në ditët e sotme nuk ka siguri, është i mundur formimi i koalicioneve të ndryshme. Dhe kjo, bë vetëvete, është një element risie. SPD-ja ka dalë jashtë Grosse Koalition, duke bërë të mungojë aksi i rëndësishëm mbi të cilin mbështetej stabiliteti gjerman që i mundësonte Merkel të perceptohej si hegjemone në Europë dhe në gjithë skakierën ndërkombëtare. Duke u cunguar Grosse Koalition, mungon nyja qendrore që i garantonte stabilitet dhe vijueshmëri sistemit gjerman. Alternativa më e mundshme ndaj tij duket se është një qeveri ku CDU – CSU të bëhen aleatë me të Gjelbërit dhe Liberalët, dy parti të vogla, që papritmas do të gjendeshin në pozitën që mund të ndikojnë thellësisht në politikën gjermane dhe europiane. Kjo do të gjeneronte një çekuilibër me rezultate të paparashikueshme. Merkel do të ishte e shantazhueshme nga dy realitete të vogla dhe me perspektiva të ndryshme midis tyre. do të arrijë Kancelarja të pajtojë rreptësinë ekonomike që duan liberalët me fleksibilitetin e dëshiruar nga të Gjeblërit? Si të sintetizohej pastaj vullneti i bavarezëve të CSU-së për të mbyllur kufijtë me idetë e mikpritjes së të Gjelbërve? Me pak fjalë, zgjedhjet kanë konfirmuar tashmë se është në zhvillim një ndryshim i thellë pavarësisht se çfarë qeverie do të formohet. Merkel dhe në përgjithësi i gjithë sistemi gjerman i stabilitetit dalin të dobësuar. Dhe ekzistojnë të gjitha premisat që hegjemonia gjermane të pushojë së qëni e tillë.
Prej kohësh tashmë ju flisni për hegjemoninë gjermane si një hegjemoni të cënueshme. Nëse kjo hegjemoni do të mungonte apo të reduktohej ndjeshëm, sigurisht që nuk do të ishte për shkak të këtyre zgjedhjeve, poë që në të vërtetë do ti ishte simptoma…
Të flisje për hegjemoni gjermane do të thoshte të flisje për stabilitetin e Gjermanisë në brendësi të një skakierë ndërkombëtare shpesh jo e qëndrueshme. Stabiliteti i brendshëm, që Merkel është e treguar shumë e aftë ta administrojë, i jepte Berlinit respektin dhe vëmendjen e të gjithë partnerëve të mëdhenj të botës. Në fakt, ishte Merkel ajo që bënte traktativa në emër të Europës në rastin e Marrëveshjes së Minskut. Ishte Gjermania që konsideorhej nga Shtetet e Bashkuara dhe Rusia si element stabiliteti në Europë. Ideja e hegjemonisë gjermane i mundësonte Gjermanisë, megjithëse ngurruese për të qenë e identifikueshme si guidë për shkak të raporteve delikate me historinë e vet, të ishte vendi referues dhe që të mund të ndikonte thellësisht në të gjitha vendimet që i përkisnin në nivel ndërkombëtar. Zgjedhjet i kanë dhënë një goditje këtij koncepti. Nëse një vit më parë flisja për dobësi gjermane, sot do ta shkruaja me germa të mëdha. Çfarë hegjemonie mund të garantohet prej një koalicioni i shantazhueshëm nga dy parti të vogla dhe të paparashikueshme? Çfarë ekuilibri do të mund të garantojë një Merkel jo e zënë më nga moderimi midis Weidmann dhe Schaeuble, por nga ai midis pakicave që propozojnë vizione ekzistenciale antietike? Çfarë stabiliteti do të mund të ketë pas SPD-më, e cila ka qenë gjithmonë aleati kryesor dhe luajal i qeverisë së Kancelares? Pastaj, largimi i socialdemokracisë nga Grosse Koalition sjell një element të ri të mëtejshëm risie dhe jostabiliteti poitencial: për herë partia e dytë dhe e tretë kombëtare gjenden në opozitë, nga e majta SPD-ja dhe nga e djathta Alternative fuer Deutschland. Një opozitë rigoroze nga ana e këtyre dy subjekteve politike mund ta vinte Merkelin në vështirësi të vërtetë dhe ta transformonte atë që më parë ishte dobësi në një përfundim në kuptimin e vërtetë të fjalës të hegjemonisë së saj. qysh në këtë stad mund të themi se me dy opozita të kualifikuara si këto, Merkeli nuk do të mund të promovonte më politikën e saj të ekuilibrit, prandak merkelizmi për ashtu siç e kemi njohur deri më sot ka marrë fund.
Në terma numerikë, SPD-ja ka qenë humbësja e madhe e zgjedhjeve të fundit. bëhet fjalë për një krizë specifikisht gjermane apo është e inkuadrueshme në vështirësitë e përgjithshme e socialdemokracive në botën perëndimore?
Të dyja gjërat. Shekulli i socialdemokracisë ka mbaruar dhe cikli i madh europian i tij ka përfunduar. Por në këë moment krize të thellë të SPD-së, Martin Schulz në mënyrë krejt paradoksale ka mundësinë që të bëjë partinë realitetin e vetëm socialdemokrat që do yë mbijetojë në Europë. Duke dalë jashtë nga Grosse Koalition dhe duke u paraqitur si antagonistja më e fortë ndaj mazhorancës, SPD-ja është në gjendje ta vërë në vështirësi Merkelin, të minojë hegjemoninë e saj dhe të rivendikojë kështu centralitetin e saj politik. Kalimi i saj në opozitë ka shërbyer për të shpëtuar identitetin e partisë, nëse do të ketë kurajën për t’u mos u tërhequr më nga Kancelarja dhe të kalojë të jetë përfundimisht një opozitë rigoroze, i ka të gjitha kartërat për t’u bërë spiranca e shpëtimit e të gjithë të Majtës europiane. Me socialistët francezë në krizë siç janë tani dhe paaftësinë italiane për të ndikuar, SPD-ja është e vetmja që mund të bëjë diferencën.
Veçantia e së Majtës gjermane është i lidhur edhe me trashëgiminë e RDGJ-së. gjermania është vendi i vetëm në Europë që ka parë të rritet në gjirin e tij një e Majtë me dy shpirtëra: një perëndimore dhe liberale në Perëndim, një sovjetike komunitariste në Lindje. Sot feude të shumë të kuqe të pjesës lindore të vendit otojnë masivisht për të djathtën e Alternative fuer Deutschland. Paradoksalisht, vështirësinë e së Majtës duket se i detyrohen trashëgimisë sovjetike…
Që shtresa të konsiderueshme të elektoratit n ëish territoret e RDGJ-së kanë nisur të votojnë djathtas është një fakt tashmë i provuar. Por në ato zona SPD-ja nuk ka qenë kurrë kushedi se çfarë e rëndëishsme për shumë arësye: në radhë të parë se arkitekti i ribashkimit qe Helmut Kohl i CDU-së, për të cilën shumë gjermanë të Lindjes ndjejnë një formë mirënjohjeje; në radhë të dytë, socialdemokracia duhet të ndeshet në territor me konkurrentë të rëndësishëm me të cilën konteston elektoratin referues: të majtën radikale të Linje, prmovon tematika të dashura për kë dikur identifikohej në RDGJ, dhe të djathtën e Alternative fuer Deutschland. Mbështetja ndaj këtyre forcave dëshmon nostalgjinë identitare e përhapur në këto zona, e ushqyer nga emergjenca migratore, që kufizon afirmimin e SPD-së si një alternativë të besueshme.
Rritja e Alternative fuer Deutschland është një tjetër element i madh risie dhe me jostabilitet potencial për sistemin gjerman. Shumë i akuzojnë parti të tilla se janë neonaziste, por në të vërtetë realiteti është shumë më i brishtë. Asnjëra prej tyre nuk propozon të rivlerësohet nacionalsocializmi, port ë tejkalohet ndjenja e fajit për krimet e kryera nga nazistët. Një ndjenjë faji, siç keni shkruar shumë ju, mbi të cilin të ngrihet identiteti i Gjermanisë bashkëkohore.
Kjo është saktësisht pika kryesore. Nuk po kthehen nazistët, partia nuk promovon kurrfarë forme nostalgjie ndaj atyre kohërave, askush nuk e vë në dyshim ekzistencën e holokaustit, nuk janë antisemitë. Ndoshta mund të ketë ndonjë element në parti që përjeton forma individuale nostalgjie, por është çështja është më e vështirë dhe më e thellë. Ata thonë: “Mjaft me kulturën e fajit! Kemi gabuar, e kemi paguar, tani duhet të pushojmë së ndjeri në borxh me njerëzimin për atë që është kryer më shumë se 70 vite më parë. Një tezë kjo që ishte përhapur nga historian Eernst Nolte në vitet ’80 dhe që tejkalon vizionin klasik e së djathtës moderne duke propozuar një normalizim të raporteve me të kaluarën e vet siç është bërë nga popuj të tjerë. Fjala kyçe për të kuptuar atë që po ndodh është “Volk”, popull. Gjatë manifestimeve kundër Merkelit, pjesëmarrësit thërrisnin “Wir sind das Volk”, Ne jemi populli, i njëjti slogan me atë që në 1989 marshonte kundër RDGJ-së. Merkeli akuzohet se është një “Volksverraeterin”, një tradhtare e këtij populli. Referimi i vazhdueshëm ndaj konceptit të popullit na çon në një botë që i paraprin nacionalsocializmit: është një rikthim në tematikën etno – kulturore dhe voelkisch që shprehet në romanticizmin e vonshëm të tetëqindës dhe mbi të cilin më pas marshoi nacionalsocializmi. Elementi i madh i risisë nuk është afirmimi i neonazistëve, gjë jo e vërtetë, por prania brenda Bundestagut e njerëzve që vënë në diskutim në diskutim përpunimin e ndjenjës së fajit për holokaustin dhe, për pasjë, rrënjët e vetë identitetit të sotëm gjerman.
Mendojnë se këtyre tmeatikave mund t’u shpëtojnë dimensioni i partisë dhe zgjerimi në të gjithë shoqërinë? Besoni se Alternative fuer Deutschland do të vazhdojë t’i bjerë tastës identitare edhe tani që është në Parlament?
Mendoj se nuk mund të shkojnë shumë përtej asaj që tashmë nuk po e bëjnë. Dhe kjo për çështje politike shumë praktike. Rimendimi i së kaluarës gjermane i ka sjellë sjhumë konsensuse, duke dëshmuar sesi një temë e tillë ndjehet nga pjesë të rëndësishme të popullsisë dhe ka mbetur e fshehur për një kohë të gjatë. Por tani duhet të ndeshen me realitetin ndërkombëtar. Nëqoftëse do të vazhdonin ta vinin në dyshim cështjen e fajit gjerman edhe në planin europian, do të armiqësonin të djathtat e vendeve të Europës Lindore, sidomos atë të polakëve. Duke rihapur çështje të lidhura me të kaluarën rrezikohet që të rihapen edhe kontestimet territorial midis Gjermanisë dhe Polonisë. Alternative fuer Deutschland është e lidhur me të djathtat e Europës Lindore për sa u përket kritikës ndaj euros dhe refuzimit të emigracionit masiv, kështu që u duhet të bëjnë një zgjedhje anësie: të privilegjojnë ose çështjen e raporteve me të kaluarën, ose çështjet politike dhe gjeopolitike aktuale, por unë mendoj se do të zgjedhin të dytën. Një rivlerësim i nazizmit është i pamendueshëm, pasi do të mobilizonte amerikanët. Nazizmi mbetet i paparaqitshëm dhe Hitleri e Keqja Absolute. Çështja e identitetit gjerman është përdorur për qëllime politike, por unë nuk kam parë ndonjë intelektual me peshë që t’i kanalizonte këto tema jashtë këtij konteksti. Të kuptohemi, nuk shikoj ndonjë Ernst Nolte të ri.
Shumë vende të Europës Lindore, që ju i keni cituar, po çlirohen nga Europa me drejtim gjerman dhe po i shkelin syrin Rusisë së Putinit. Fundi I hegjemonisë gjermane do të ndryshonte edhe raportet me Moskën?
Sigurisht që po. Deri më sot Gjermania ka qenë vendi referues për Rusinë. Kur Putini shikon nga Europa, shikon nga Berlini dhe nga ai stabilitet që garantonte. Pa stabilitet, kjo do të ndryshonte. Merkel nuk do të kishte më lirinë e lëvizjes që ka pasur deri më tani, nuk do të mund të ishte më protagoniste e traktativave europiane me Rusinë, me Francën që do të shërbente vetëm si shpatull. Në këto terma varet shumë edhe si do të sillet Macron. Në çdo rast dobësia gjermane Franca mund të rivendikonte një formë të re protagonizmi në Europë. Nga ana e tij, Putini ka në duar karta fituese. Në radhë të parë vullnetin e vendeve të Europës Lindore për t’u afruar me të, gjë që mund ta shtynte për t’i futur në sferën e tij të influencës; por pastaj janë sidomos interesat materiale ato që lidhin Gjermaninë me Rusinë, sidomos për sa u përket gazsjellësve. Le të kujtojmë se Gjermania është ndërmjetësi i shpërndarjes së gazit natyror rus në Europë, një largim i saj nga Moska mund të ketë efekte të rënda në ekonominë gjermane. Në këtë kontekst do të ishte interesante sesi do të lëvizte SPD-ja, e cila është historikisht e lidhur me Rusinë. Humbja e hegjemonisë së Merkelit mund ta shtyjë Gerhard Schroeder të rivendikojë trashëgiminë e Ostpolitike të Willy Brandt dhe të intensifikojë bashkëpunimin me Kremlinin, duke u paraqitur kështi si një partner i ri i domosdoshëm për Putinin dhe një konkurrent i denjë i Merkelit. Duke i dhënë pastaj një kurs të ri të Majtës europiane.