Ti di së të ruash ekuilibrin midis emocioneve dhe logjikës.
Njerëzit e fortë mendërisht gjejnë ekuilibër mes ndjenjave dhe asaj që është logjike.
Ti e kalon kohën tënde në mënyrë sa më produktive.
Njerëzit e fortë mendërisht fokusohen vetëm në atë që duan vërtetë.
Ti i beson aftësisë tënde për t’iu përshtatur ndryshimeve
Njerëzit e fortë mendërisht përshtaten mirë në një botë që ndryshon me shpejtësi
Ti përballesh me frikërat e tua
Njerëzit e fortë mendërisht nuk u shmangen gjërave që kanë frikë
Ti mëson nga gabimet e tua
Njerëzit e fortë mendërisht nuk gjejnë justifikime për veprimet që bëjnë. Ata pranojnë gabime dhe mësojnë.
Ti ke ekuilibër mes asaj që je dhe asaj që dëshiron të jesh
Njerëzit e fortë mendërisht nuk ndalen kurrë për të qenë më të mirë
Ti gëzon për sukseset e të tjerëve
Të jesh i fortë mendërisht do të thotë të dish si të bashkëpunosh
Ti jeton dhe merr vendime në përputhje me vlera e tua
Nëse jeton sipas vlerave ku beson, nuk e ke kurrë problem të marrësh vendime
Të intereson të përmirësohesh dhe jo të dukesh
Njerëzit e fortë mendërisiht nuk kanë nevojë për miratimin e të tjerëve për ato që bëjnë
Ti bën jetë origjinale
Njerëzit e fortë mendërisht janë të ndershëm, pikësëpari me veten e tyre
Ti e di se ia vlen të presësh për triumfin
Njerëzit e fortë mendërisht dinë si të presin për shpërblimin e tyre
Ti i sheh vështirësitë si shanse
Për njerëzit e fortë mendërisht, çdo pengesë është një tjetër shans për t’u rritur
Njerëzit e fortë mendërisht janë mirënjohës
Në vend të duan më shumë, njerëzit e fortë mendërisht mendojnë se kanë më shumë nga sa u nevojitet
Ti ngrihesh në këmbë, pasi rrëzohesh
Për njerëzit e fortë mendërisht, dështimi nuk është fundi i rrugës, por fillimi i saj