E Hareshmja dhe i Madhërishmi arritën që të ndajnë gjithcka, dashurinë dhe qeverisjen. Ai i dedikonte poezi perse ndërsa ajo i këndonte melodi sllave: sërish Lindja dhe Perëndimi. Dashakeqët thoshin se “mishi i shitur” i kishte bërë magji sulltanit. Praktikisht, atmosfera në harem po bëhej e rëndë, por ajo që e helmonte nuk ishte magjia, por rivaliteti mes Rokselanës dhe Ibrahimit. Të dy urreheshin mes tyre: Rokselana ishte jashtëzakonisht shumë xheloze ndaj intimitetit mes dy miqve ndërsa Ibrahimi arriti deri aty sa t’i kërkonte Barbarosës që të rrëmbente për sulltanin bukuroshen Giulia Gonzaga, me shpresën që ta bënte të harronte Rokselanën. Por rrëmbimi dështoi dhe duelin për zemrën e Sulejmanit e fitoi Rokselana.