Netflix Inc. (gjithashtu njohur si Netflix) është një kompani Amerikane ndërkombëtare argëtimi krijuar më 29 gusht, 1997, në Scotts Valley, Kaliforni, nga Reed Hastings dhe Marc Randolph. Kompania ofron media në formën e streaming në internet dhe gjithashtu shpërndarje DVD me anë të postës. Në vitin 2013, Netflix shtoi produksionin origjinal të filmave dhe serialeve, Zyrat qëndrore për momentin ndodhen në Los Gatos, Kaliforni.
Në vitin 1998, një vit pas krijimit të kompanisë, Netflix u përhap duke nisur me biznesin e shpërndarjeve të DVD-ve me postë. Në 2007, Netflix u zgjerua duke paraqitur formën e streaming të mediave, ndërkohë që e vazhdonin biznesin e dhënies me qira të shërbimeve DVD dhe Blu-Ray. Kompania u zgjerua ndërkombëtarisht kur shërbimin streaming e bënë të mundur në Kanada në vitin 2010, vit kur nisi të fillonte zgjerimi i kompanisë; në janar 2016, Netflix ishte i disponueshëm në mbi 190 shtete. Netflix hyri në industrinë e filmit dhe të televizionit në vitin 2013 duke debutuar me serialin e parë origjinal, House of Cards.
Në Korrik 2017, Netflix raportoi 103.95 milion të abonuar në mbarë botën, përfshirë 51.92 milion në Shtetet e Bashkuara.
Themelimi:
Netflix u themelua më 29 gusht, 1997, në Scotts Valley, Kaliforni, nga Marc Randolph dhe Reed Hastings, të dy ish-punonjës në kompaninë Pure Software. Randolph ishte një nga bashkë-themeluesit e MicroWarehouse, një kompani për porosi postare online; dhe me vonë u mor në punë nga Borland International si zëvëndës president i marketingut. Hastings, një ish-mësues matematike, kishte themeluar Pure Software, të cilën e shiti së fundmi për $700 milion.
Hastings investoi $2.5 milion para të thata për nisjen e Netflix. Randolph fillimisht kishte idenë për të nisur një kompani që shiste gjëra nëpërmjet internetit, por nuk po vendoste dot për objektivin e saj. Netflix lulëzoi kur Hastings u detyrua të paguante $40 gjobë pasi ktheu filmin Apollo 13 me shumë vonesë, megjithëse kjo histori mund të jetë krijuar nga vetë Hastings për të shpjeguar modelin e biznesit të Netflix.
Netflix u lançua më 14 prill, 1998, me vetëm 30 punonjës dhe me 925 tituj në dispozicion përmes modelit paguaj-për-qira: 50$ Amerikan për dërgesën me postë, tarifa të tjera të aplikuara më vonë.



























