Edi Rama dhe Erion Veliaj
Boll e përçatë popullin për pazaret tuaja.
Boll i ndatë ca në shpellarë e ca në qytetarë, ca në dhunues e ca në të dhunuar, ca në veriorë e ca në jugorë, ca në protestues e ca në policë, ca në barbarë e ca në viktima,
Nuk ka dy palë në foton lart por vetëm një.
Është një popull i cili ende vuan nga korrupsioni, babëzia, pafytyrësia e klasës së tij politike.
Si policët dhe protestuesit kanë fëmijë që duan ti rrisin jashtë sepse nuk besojnë më se ky vend bëhet.
Si policët dhe protestuesit mezi shtyjnë muajin me pagat e tyre mizerabël.
Si policët dhe protestuesit vuajnë njësoj vjedhjet galopante që po bëhen me rrugët, me koncesionet, me tenderat, me pasuritë natyrore.
Si policët dhe protestuesit, si nga jugu dhe nga veriu, si me legalizim e pa legalizim, me hipotekë apo pa hipotekë, banorë të qendrës apo periferisë, të fshatit apo të qytetit, socialistë apo demokratë, me parti apo pa parti, myslimanë apo të krishterë, sot kanë një hall të përbashkët:
TË PANGOPURIT QË KANË HEDHUR RRËNJË NË PARLAMENT, QEVERI E BIZNES.
Ka vetëm dy palë në Shqipëri; JU DHE POPULLI!