Ikonë e Fashion, stilisti Karl Lagerfeld vdiq më 19 shkurt 2019 në Paris në moshën 85 vjecare pas një sëmundjeje të shkurtër.
Ai ishte drejtor kreativ i shtëpisë së modës Chanel për 36 vjet, paralelisht ai dizenjonte koleksione edhe për marka të tjera të modës se lartë ( Haute Couture).
Ja pesë gjëra që mund të mos i keni ditur per Karl Lagerfeld.
- Kishte me shume se iPod , secili prej tyre kishte nga një melodi të ndryshme.
- Ai e nisi karrierën e tij në botën e modës në moshën 17 vjecare, si asistenti i Pierre Balmain.
- Macja e tij e dashur Choupette ka një llogari te sajën online, e ndjekur nga mijëra njerëz, ajo gjithashtu ka 2 sherbyese, 1 truprojë dhe faqen e saj personale në Wikipedia.
- Ai ka punuar për shtepinë e modvs Channel për 36 vjet , ai gjithashtu ka krijuar veshje per Fendi, Chloé si dhe per labelin e tij personal Karl Lagerfeld.
- Emri i tij i vërtetë është Karl Otto Lagerfeldt, por më vonë ai e ndryshoj mbiemrin e tij në Lagerfeld për të qenë me komercial.
Burimi : bbc.com
përshtati në shqip : redaksia online zeripopullit.al