Nga data 28 shkurt deri me 1 mars në Tiranë dhe Lezhë u organizuar Samiti i Dytë i Diapsorës, zhvilluar nga ministria e linjës dhe drejtuar nga Pandeli Majko.
Përkundër batutave dhe notave patriotike, ra në sy kostoja e lartë e eventit, që ishte rreth 670 milionë lekë të vjetra.
Në pasqyrën financiare të siguruar nga Politiko.al konstatohet ndër të tjera se 177 milionë lekë të vjetra janë shpenzuar vetëm për skenografinë e eventit; 12 milionë lekë të vjetra për regjinë, 210 milionë lekë të vjetra për brandimin e rrugës nga bulevardi ‘Nënë Tereza’ deri te ‘Zogu i Zi’ dhe 14 milionë lëkë të vjetra për kokteilin te Pallati i Brigadave.
Samiti u kundërshtua nga disa media dhe personalitetet, që njëzeri e quajtën si fasadën e radhës të kryeministrit Edi Rama. “Shumë para për pak punë, shumë fjalë e pak vepra dhe rrezik politizimi dhe instrumentalizimi”, kostatonte Deutsche Welle.