Ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri Yuri Kim, teksa ka zhvilluar ditën e sotme një konferencë për mediat, pak kohë përpara zgjedhjeve, dha disa mesazhe të rëndësishme për liderët politikë shqiptarë.
Sipas ambasadores Kim, liderët politikë duhet të heqin nga listat zgjedhore kriminelë dhe të korruptuarit.
Ndër të tjera, ka theksuar se është me rëndësi që partitë politike të jenë transparente në gjithçka për zgjedhjet e 25 prillit.
“SHBA ka punuar dhe do të punojë për të përmirësuar demokracinë në Shqipëri. Përfaqësuesit në parlament duhet të përfaqësojnë të gjithë shqiptarët. Liderët e partive të largojnë politikanët e korruptuar nga lista. Partitë të bëjnë transparente financimet.
Të kontrollohen mirë kandidatët, populli shqiptar nuk duhet që të votojë për kriminelë. Shqipëria mund të ndërtojë një sistem më të mirë elektoral. Ne inkurajojmë të gjithë partitë, që të kenë transparencë për gjithçka për zgjedhjet e ardhshme”, deklaroi ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim