Një marrëveshje bashkëpunimi është nënshkruar me ambasadorin e ri të Japonisë në Tiranë Takada Mitsuyuki.
Lajmin e ka bërë me dije ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila me anë të një postimi në rrjetet sociale, shprehet se se marrëveshja e bashkëpunimit përfshin financimin për blerjen e pajisjeve mjekësore, apo mirëmbajtjen e tyre.
Postimi nga Ogerta Manastirliu:
E kënaqur që me ambasadorin e ri të Japonisë në Tiranë, Z. Takada Mitsuyuki firmosëm marrëveshjen e bashkëpunimit, që thellon mbështetjen e qeverisë Japozene për shëndetësinë dhe mbrojtjen sociale në Shqipëri, për të rritur kapacitetet dhe për të çuar një hap përpara cilësinë e shërbimit për qytetarët, me investimin në pajisje të teknologjisë së lartë.