Kur ka mbetur edhe një javë nga fillimi i edicionit të nëntë të Big Brother, drejtuesja e këtij spektakli duket e paduruar.
Arbana Osmani ka postuar në profilin e saj në “Instagram” një foto nga përgatitjet që po bëhen për shtëpinë e Big Brother. Ndonëse vet moderatorja nuk jep asnjë shpjegim, komentuesit shprehen të bindur se banorët e rinj do të kënaqen me luksin që do të gjejnë brenda shtëpisë.
Big Brother do të riktheht nën drejtimin e Arbana Osmanit më 18 mars të këtij viti.