Një nga figurat më të rëndësishmë në Partinë Demokratike, diplomati dhe shkrimtari Besnik Mustafaj ka deklaruar se Shqipëria rrezikon një skenar si i Maqedonisë dhe një krizë të gjatë.
“Rrezikohen zgjedhjet dhe rrezikon një skenar i njohur në Ballkan, si ai i Maqedonisë. Zgjedhjet pa prezencën e opozitës nuk kanë kuptim jo se nuk mund të bëhen nga ana formale. Humbasin vlerën zgjedhjet si institucion demokrat për të ardhmen e pushtetit. Ligji e parashikon që mospjesëmarrja e opozitës mund të kapërcehehet nga ana ligjore.
Nëse do të zbatohet skenari maqedonas atëherë duhet të përgatitemi për një kohë të gjatë. Unë besoj se kjo protestë tregon me gjithë atë çka po ngërthen se mosbesimi mes dy palëve ka arritur në një pikë ku bashkëbisedimi zgjidhja e krizës është bërë e vështirë, në mos e pamundur”, thotë Mustafaj i fuar në studion e News 24.
“Çfarë duhet bërë, këtë mund ta ketë në dorë vetëm maxhoranca. Në asnjë vend nuk e ka opozita. Maxhoranca duhet të japë prova për të fituar besimin e opozitës, në këtë rast për administrimin e zgjedhjeve. Po shohim një gjakftohtësi të tepruar të kryeministrit por edhe Metës. Meta ka shfaqur analiza të nuancuara në lidhje me protestën. Ka bërë thirrje më të drejtpërdrejta. Deklaratat e përsëritura të Bashës dhe të figurave të tjera të opozitës se nuk shtrohet çështja për një ministër, apo një zgjidhje të pjesshme të krizës e maksimalizojnë kërkesën e opozitën. Kur mohohet gjetja e kompromisit atëherë gjendja është kritike”, u shpreh Mustafaj.