Kreu demokrat Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me biznesmenë. Ai ka dëgjuar shqetësimet e ngritura prej tyre dhe u ka premtuar reforma që u vijnë në ndihmë bizneseve.
Sipas Bashës, vendi ynë është një situatë mjaft të vështirë ekonomike.
Veç kësaj, ai ngriti edhe një shqetësim. Për Bashën, takimet kokë më kokë midis ministrave dhe biznesmenëve nuk janë tjetër vetëm se komplote kundër tregut dhe qytetarëve dhe se kjo është pengesë për zhvillimin.
“Biznesmeni dhe ministri që ulen bashkë, njëri nga të dy do të qërohet. Ministri dhe biznesmeni që ulen bashkë, ulen për të bërë komplot kundër qytetarit, komplot kundër tregut. Kjo do të marrë fund. Çdo ministër, autoritet i lartë që ulet kokë më kokë me një biznesmen që nuk e lidhin lidhjet familjare, do të duhet ta sqarojë mirë dhe ta dokumentojë qartë takimin.
Në ato takime, ku që ndodhin, në zyrat e qeverisë, në restorante, apo në skutat e qytetit apo në hotelet jashtë shtetit, aty komplotohet për koncesionet korruptive, për skena korruptive që nuk i shërbejnë sipërmarrjes”, deklaroi kreu demokrat.