Av. Idajet Beqiri
Banda antivetting e Sali Berishës, e tmerruar nga fati dramatik që e pret pas aplikimit të procesit të vettingut, si dhe menjëherë pas fillimit të zbatimit të reformës në drejtësi, e posaçërisht me nisjen e punës të SPAK (Prokuroria Speciale Antikorrupsion), janë bërë “grusht” brenda çadrës së zezë të krimit në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Brenda kësaj çadre, të ngujuar për të bërë “provën gjenerale” të burgosjes së padiskutueshme, mbajnë veten “me gajret” për të shtyrë ditët e gjëmës së madhe që do t’ju bjerë në kokë, krahas të tjerave, edhe si hakmarrje popullore për gjëmat dhe mynxyrat 26 vjeçare që u kanë shkaktuar dhe vazhdojnë t’ju shkaktojnë vendit, popullit dhe gjithë kombit shqiptar.
Disa njerëz me një logjikë disi normale brenda opozitës, të nxitur pozitivisht nga faktorët e rëndësishëm ndërkombëtar perëndimor, miq të mëdhenj strategjik të Shqipërisë, të përgjegjësuar se “çadra”, ata që janë brenda saj, dhe të tjerët që hyjnë e dalin, janë identifikuar tashmë si banditë dhe kriminel që qëndrojnë të ngujuar për shkak se i kap vettingu, kërkuan të gjejnë një sebep për të justifikuar daljen prej saj, si e vetmja alternativë për të shpëtuar çfarë mund të shpëtohet nga gjithçka nxirosëse që ka mbuluar PD e dyshes famëkeqe Berisha – Basha.
Pikërisht në këtë moment, del Sali Berisha nga “arkivoli” ku e kanë mbyllur shqiptarët në 23 qershor 2013, si ndëshkim për krimet e rënda të kryera kundër Shqipërisë dhe shqiptarëve, dhe i dalë komplet nga faza, u bënë thirrje skizofrenike banditëve të tij kriminel për t’u ngritur në luftë kundër popullit, kundër rendit kushtetues, kundër shtetit shqiptar dhe institucioneve të tij, të ndërtuara në mënyrë demokratike përmes rrugës ligjore dhe demokratike të votës së lirë të popullit, të pranuara si të tilla nga të gjitha palët brenda vendit dhe nga të gjithë ndërkombëtarët gjithashtu.
Berisha ka shkalluar. Ai jo më larg se dje foli sërish për luftë, për gjak… Dhe një i shkalluar si ai nuk ka rrugë tjetër, përveç asaj të dhunës dhe gjakosjes së popullit të vet. Mirëpo, a duhet lënë kjo monstër të përgjakë sërish popullin? Kjo është çështja, për më tepër që këto ditë atij po i kujtohen krimet e përbindshme të 20 viteve më parë.
Ndaj këtij personi të dalë mendërisht dhe të rrezikshëm shoqërisht, duhet sjellë ndryshe. Për të janë absurde ligjet dhe demokracia. Me të duhet sjellë ndryshe, si me një përbindësh.
Duhet gjetur mënyra për ta izoluar. Me çdo kusht! Sepse shpëton një Shqipëri e tërë!
***
E dëgjova dje këtë monstër të fliste nga çadra në Bulevard dhe m’u ngjeth mishi. Ai kërkon me çdo kusht ta veshë Shqipërinë me të zeza si në 97-n. Sepse Berisha nuk ka çfarë humbet. Ai i vdekur që i vdekur është. Ka bërë aq shumë krime, sa nuk ka shembull të dytë në botë. Nuk mund të krahasohet as me Rankoviçin, me Millosheviçin, me Karaxhiçin, sepse këta kriminelë vranë shqiptarë dhe boshnjakë, nuk vranë popullin e tyre, si Berisha.
Ata nuk e dogjën dhe shkrumbuan plotë 5 herë për 25 vjet vendin e tyre. Ata nuk e bënë vendin e tyre një bordello të madhe që prodhonte për Europën prostituta dhe prostitucion, siç bëri Sali Berisha. Nuk futën në popullin e tyre, siç bëri Berisha, hakmarrjen dhe gjakmarrjen, duke u vrarë dhe ngujuar mijëra shqiptarë.
Ata nuk bënë vrasje politike si në 2 prill 1991 apo si në 21 janar 2011, siç bëri Saliu. Ata nuk bënë luftë civile dhe gjenociduese, Veriu kundër Jugut të Shqipërisë me mbi katër mijë të vrarë në marsin e 1997, siç bëri Sali Berisha. Ata nuk bënë korrupsion galopant, së bashku me gjithë familjen e tyre, duke e finalizuar me një gjakderdhje të rëndë si Gërdeci, me 26 të vrarë dhe qindra të plagosur e të dëmtuar rëndë, siç bëri Berisha. Ata nuk e shiten truallin e tyre, siç i shiti Berisha – Basha grekëve Detin Jon… Madje këto krime makaber të bëra prej Sali Berishës në këto 26 vjet, nuk arritën t’i bënin së bashku as Esat Pashë Toptani, Ahmet Zogu, Koçi Xoxe dhe Enver Hoxha, të marrë së bashku.
Në 14 shtator 1998 ky gjakpirës kundërshqiptar bëri një grusht shteti dhe ju kundërvu me armë rendit kushtetues në Shqipëri, institucioneve të dala nga vota e lirë e popullit shqiptar.
Pasi bëri luftën civile në vitin 1997, pasi vrau nga zyra e tij si ish kryeministër në 21 janar 2011 katër qytetarë shqiptarë për motive politike, kur populli e rrëzoi me votë plebishitare, duke e stigmatizuar hapur si bandit e kriminel, ky Sali Berisha, në shenjë hakmarrjeje kundër vullnetit të popullit dhe rendit kushtetues, në foltoren e Kuvendit të Shqipërisë, i bëri thirrje të hapur banditëve të tij, të cilët i ka krimbur në krime, duke i bërë me prona, me biznese, me para të pista, për të rrëmbyer armët dhe për t’i përdorur ato kundër qeverisë legjitime shqiptare, kundër institucioneve të shtetit, kundër rendit demokratik kushtetues në Shqipëri. Populli ka pritur reagimin me mjete ligjore të institucioneve të shtetit, posaçërisht të Prokurorisë së Përgjithshme. Mirëpo këto institucione reagojnë vetëm kundër popullit shqiptar fukara, duke i mbushur burgjet plotë me fakir fukarenjtë, por e kanë imunizuar dhe e kanë bërë të pandëshkueshëm shushunjën famëkeqe vrasëse të Shqipërisë dhe të shqiptarëve Sali Berisha.
Tashmë që Shqipëria filloi të rilindë, që institucionet e shtetit filluan të funksionojë, që faktorët perëndimor ndërkombëtar, të interesuara për paqen dhe stabilitetin e rajonit të Ballkanit, po shohin se janë krijuar të gjitha kushtet dhe ekzistojnë institucionet që nuk mund ta mbajnë më vendin peng të krimeve të rënda 26 vjeçare të Sali Berishës, këtij të dërguari dhe të deleguari të Serbisë dhe të Rusisë për t’i bërë gjëmën Shqipërisë, shqiptarëve dhe gjithë rajonit të Ballkanit, i bindur se vënia në funksionim i procesit të vettingut, domethënë jetësimi i reformës në drejtësi, do e plasi në qelinë e burgut, u hodh në veprim dhe shpiku çadrën e zezë të krimit për të shantazhuar qeverinë ligjore dhe institucionet kushtetuese të Shqipërisë, faktorët kryesorë ndërkombëtar, duke u thënë hapur se ai ka në duar destabilitetin e Shqipërisë dhe luftën civile në vend, nëse shteti ligjor nuk tërhiqet nga ndëshkimi i krimeve të tij dhe i të gjithë bandës së tij kriminale.
Dje nga çadra e krimit që e mban me thonj e me dhëmb, ky pengmarrës ordiner i të 26 viteve të fundit, i të sotmes dhe të ardhmes Europiane dhe progresiste të Shqipërisë dhe të shqiptarëve, bëri thirrjen e radhës për luftë kundër rendit kushtetues në Shqipëri. Institucionet e shtetit, Prokuroria, faktorët kryesorë perëndimor ndërkombëtar, në vend që të jepnin alarmin dhe të bënin arrestimin e menjëhershme të këtij krimineli të vet deklaruar në masmediat shqiptare dhe të huaja, bëjnë indiferentin nën moton mendjelehte “mos ia vini veshin se kështu bënë gllam gllam ky skizofren”! Mirëpo çështja nuk është kaq e thjeshtë. Nëse vërtetë Sali Berisha është skizofren, ashtu siç u publikua dosja e tij mjekësore në vitin 1993, ku ju kërkua publikisht Profesore Mentor Petrelës të prononcohej, si njeriu që e kishte hapur, mbushur dhe që e mbante këtë kartelë të tij, pasi bëhej fjalë për një njeri që kishte në duar fatet e vendit dhe të popullit, si ish President i Republikës, dhe mjeku i mirënjohur mbajti qëndrim indiferent, kjo skizofreni i dha efektet katastrofale me qindra shqiptarë të vrarë, duke filluar nga 2 prilli, te Supermarketi i VEFA, te 26 maj 1996, te lufta civile në vitin e zi 1997, te 14 shtatori 1998, te Gërdeci e 21 Janari.
Nëse Sali Berisha këto thirrje për luftë kundër popullit, pushtetit legjitim të tij, kundër rendit kushtetues dhe institucioneve të dala nga vota e lirë dhe masive e shqiptarëve, i bënë nën efektin e sëmundjes psikike, nga e cila ka vuajtur dhe vuan, dhe doktor Petrela, konsekuent i premtimit nën shantazhin me jetën e tij, për të mos e denoncuar sa të jetë gjallë këtë fakt, përgjegjës për gjëmat e reja me gjakderdhje shqiptare do të jetë edhe ky mjek, i cili i ka borxhe të mëdha Shqipërisë dhe popullit të saj. Në të kundërtën, të veprohet me urgjencë, dhe kështu do të ishte shpëtim për Shqipërinë dhe për shqiptarët, por shpëtim edhe për vet Berishën dhe familjen e tij që të mbyllej në një spital psikiatrik për t’u mjekuar në mënyrë të detyruar.
Nëse ai është i përgjegjshëm nga ana mendore, atëhere Prokuroria e Përgjithshme duhet të veproj menjëherë, pa e lënë situatën të dal jashtë kontrollit. Shqiptarët, së paku nga sa lexojmë në mijëra e mijëra faqe gazetash, portalesh, komentesh, e stigmatizojnë Berishën me gjakpirësin, vrasësin, grabitësin, përdhunuesin, armikun, tradhtarin, spiunin dhe shkatërruesin më të rrezikshëm të një populli dhe vendi të tërë, të vlerave dhe moralit kombetar shqiptar, të jetës së nxirosur që përjetojnë për plotë 26 vjet me radhë. Ata konsiderojnë atë dhe bandën e tij shkaktarë të vetëm të nënave shamizeza për humbjen e fëmijëve të tyre, për lotët lum që u rrjedhin çdo ditë. Dhe i dëshirojnë Sali Berishës një fat shumë më të zi sesa të fatit të Esat Pashë Toptanit. Shqiptarët po shohin se shteti ligjor nuk ka vepruar dhe nuk po vepron ndaj tij. Ai është ribërë armiku më i madh i Shqipërisë dhe i shqiptarëve edhe në një aspekt tjetër, sepse kërkon të largoj vendin nga SHBA dhe BE dhe ta bëj bisht të Serbisë dhe të Rusisë. Ky është qëllimi i tij i hapur i sulmeve kundër aleatëve dhe miqve të mëdhenj strategjik të Shqipërisë, posaçërisht kundër SHBA dhe Gjermanisë. Ai kërkon të marrë pushtetin me dhunën e krimit dhe të luftës që po përgatit në çadrën e krimit.
Në këto kushte shqiptarët duhet të bëhen të përgjegjshëm se një luftë të re mund ta kenë në rrëzë të veshit. Bishës së plagosur rëndë, e cila pret mbylljen në kafaz, ku veç i vdekur del prej tij, nuk pyet më për Shqipëri, shqiptarë dhe rend kushtetues. Ndaj duhet të organizohen të gjithë shqiptarët për t’u vetëmbrojtur, për të mbrojtur rendin kushtetues, institucionet legjitime dhe qeverinë e tyre demokratike. Kur organi i akuzës nuk vepron, populli i del vet zot vetvetes, fëmijëve të tij, të ardhmes së tyre. Berisha e ka të paracaktuar fatin e tij, ashtu siç bëri dhe vazhdon të bëj, shumë më të zi se Esat Pash Toptani do ta ketë fatin e tij dhe të familjes së tij, sepse ky vend, kur nuhat tragjedi, di t’i nxjerr dhe t’i bëjë thërror një mijë, dhjetë mijë a më shumë martirë në mbrojtje të jetës së popullit, në mbrojtje të shtetit dhe të rendit kushtetues. Mjerë ata që i fryjnë këtij zjarri, por edhe ata që po i bëjnë sehir këtij zjarri antishqiptar!