Flokët e kapur janë krehja e preferuar nga yjet botërore gjatë rasteve zyrtare, ku eleganca është detyrim. Ka disa modele të bukura dhe të rafinuara nga ku mund të frymëzoheni, sipas tre stileve të ndryshme për tu kombinuar me humorin tuaj të momentit.
Flokët e kapur të butë dhe romantik
Një mbledhje e butë, pak i pakrehur, për shpirtrat romantikë që dashurojnë stilin boho-chic. Lërini të bien flokët mbi ballë në mënyrë të lirshme dhe natyrale. Përveçse perfekte, ky është edhe një model casual. Frymëzohuni nga Lily Collins e Jennifer Lawrence.
Floket e kapur, topuzi i balerinës
Një kapje klasike dhe elegante, që bëhet në botën e baletit, ku disiplina është fjala kyçe. Flokët janë mjaft të tërhequr dhe topuzi i vogël dhe i rregullt mund të bëhet qoftë poshtë ose mbi kokë. Pak stil? Është ai me efektin e lagur si Emily Ratajkowski.
Frymëzimi vintage
Modeli i stilit të vjetër është tendenca e momentit. Zgjidhni një mbledhje me onde nëse ju pëlqejnë vitet ’20, si Jessica Chastain.