Sipas saj dhe se Fyrom është gjithaq ‘non grata’ për të.
Ajo deklaron se do të pranojë të shkojë vetëm në Iliridë.
“Dy fjalë për një krahinë që më rrinë fort në zemër, është vendi përkarshi, Ilirida. Krahinë e moçme shqiptare që edhe emrin sot ja kemi harruar dhe dikush i thotë Maqedoni e dikush Fyrom.
Ne e ripërsërisim ILIRIDA. Po ja them këtu nga krahu shqiptar i kufirit, por mos dyshoni që do e them shumë shpejt edhe ne krahun përballë.
Nuk do ketë Ivanov, Gruevsk apo ndonjë antishqiptar tjetër që ta ndryjnë jetën e shqiptarëve tanë në ato treva dhe ta kthejnë në Palestinën e Europës. Shqiptarët e Iliridës duhet të kërkojnë të drejta të plota.
Nëse Zaev tërhiqet a nëse presidenti që firmosi fundin e shtetit të vet nuk jep dorëheqjen, urgjentisht të mblidhet tryeza e forcave politike mbarëshqiptare e të ndihmojnë që Ilirida të mbajë referendumin për mëvetësinë.
Ky shtet pa asnjë kuptim nuk e gjen dor arsyen e vet të ekzistencës në dhunimin dhe mosrespektin e shqiptarëve të Tetovës, Shkupit, Gostivarit, Ohrit e Strugës.
Ajo është zemra e Iliridës dhe ne bashkë jemi një komb, Një qëndrim dhe kemi vetëm Një Atdhe… Shqipërinë nga Preveza në Mollë të Kuqe, Shqipërinë e 4 vilajeteve, Shqipërinë e 8 milionë shqiptarëve”, – tha Mesila Doda.