Prestigjozja “FORBES” i ka kushtuar një artikull të veçantë Shqipërisë dhe marrëdhënieve ekonomike që kjo e fundit ka me Kinën. Në artikull evidentohet fakti se ndryshe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës që janë fokusuar te drejtësia dhe reformat e tjera, Kina është duke u fokusuar tek zhvillimi. “Pavarësisht se janë përtej detit Adriatik nga Italia, Shqipëria është shumë e afërt me Kinën në shumë aspekte, si të ishte një nga partnerët kryesor për tregtinë. Nga mijëra milje larg, investimet kineze janë duke ndihmuar në modernizimin e Shqipërisë”, thuhet në artikull. Për t’u evidentuar është fakti se marsin e kaluar, ata u bënë partneri i dytë më i madh tregtar i Shqipërisë, duke lënë pas partnerët tradicionalë si Turqia apo Greqia. |