Më në fund kemi një renditje të shteteve më injorante në botë, të bazuar në një survejim të njohurive të njerëzve nga vendet respektive.
Indeksi i Injorancës, produkt i Ipsos MORI, përfshin përfshin informacione nga 27,250 intervista të personave nga 16 deri në 64 vjeç, të intervistuar gjatë periudhës shtator-nëntor 2016.
Vëzhgimi përfshiu 40 vende duke intervisuar nga 500 deri në 1000 persona për secilin vend. Pjesëmarrësve në anketë iu bënë pyetje lidhur me shoqërinë ku jetojnë, vendin e tyre, shpenzimet për shëndetin, pronësinë dhe përqindjen e popullsisë myslimane që jeton në vendin e tyre. Më pas përgjigjet u lidhën me njëra-tjetrën për të krijuar një indeks.
Studimi tregon se gjendja ekonomike e vendit ka shumë më pak lidhje me nivelin e njohurive se sa pritej. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndër vendet më të pasura të botës, është renditur ndër më injorantët. Malajzia, një ndër vendet në zhvillim, është renditur në 10 vendet më pak injorante të studimit.
Ja 15 vendet më injorante sipas renditjes:
1. Indi
2. Kinë
3. Taiwan
4. Afrikë e Jugut
5. SHBA
6. Brazil
7. Tajlandë
8. Singapor
9. Turqi
10. Indonezi
11. Meksikë
12. Kanada
13. Mali i Zi
14. Rusi
15. Serbi