Shqipëria nis punën për të ndërtuar rrjetin hekurudhor. Do të jenë dy linja të cilat do të mbulojnë udhëtarët e Tiranës dhe Durrësit.
Projekti që do t’i kushtojë vendit një faturë prej 90 milion eurosh po financohet me kredi të buta nga Berzh, grantet e BE-së dhe 16 milion euro do t’i jepen nga buxheti i shtetit, raporton Tv Klan.
Deri në vitin 2020, do të përfundojë rehabilitimi i linjës hekurudhore Tiranë–Durrës dhe do të bëhet degëzimi i saj me dy linja që do të çojnë qytetarët e kryeqytetit dhe Durrësit në aeroportin e Rinasit.
Lidhja mes qyteteve do të bëhet në stacionin qendror hekurudhor të Durrësit dhe Terminalit të Transportit publik të Tiranës.
Brenda këtij projekti parashikohet edhe ndërtimi i një terminali për pasagjerët dhe mallrat në aeroportin “Nënë Tereza”.