Për shkak të bojkotit të Parlamentit demokratët të enjteve mblidhen në shesh.
Prej ditesh ka rënë në sy mungesa e Eduard Salamit, jo pak herë kritik me lidershipin Basha.
Kryetari i grupit Edi Paloka zbulon për News 24 arsyen e mungesës se deputetit demokrat.
“Eduard Selami me ka njoftuar prej kohësh se ka problem shëndetësor.
Jo një gjë të rëndë, por diçka e pengon të lëvizë nga banesa e tij.
Nuk mendoj se është gjë kaq serioze”, sqaron Paloka.
Selami u pa në çadrën e protestës vetëm në ditën e dytë të saj.
Ai u takua me simaptizantët demokratë, por shmangu gazetarët të cilët prisnin të merrnin një prononcim prej tij.