Ministria e Punëve të Jashtme njofton se mes 4 viktimave dhe personave të plagosur nga sulmi, i cili po hetohet si terrorist, pranë Parlamentit në Londër nuk ka asnjë shtetas shqiptar.
Ministria e Punëve të Jashtme ka reaguar duke dënuar me forcë sulmin dhe i shpreh solidaritetin dhe mbështetjen autoriteteve dhe popullit britanik në luftën kundër çdo forme terrorizmi.
“Nga verifikimi paraprak i policisë londineze nuk ka shtetas shqiptarë midis viktimave apo të plagosurve. MPJ dhe Ambasada e Shqipërisë në Londër do të vijojnë të ndjekin situatën”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë.