BRITANI E MADHE – Tobias Ellwood është parë sot duke u ardhur në ndihmë personave të cilët u vranë dhe plagosën nga një terrorist në Londër. Anëtari i parlamentit britanik është fotografuar në përpjekje për të shpëtuar jetën e policit, i cili mbeti i vdekur nga sulmi me thike mbrëmjen e sotme në Londër.
Ai i ka bërë frymëmarrje artificiale policit dhe është munduar që të mbulojë plagët e marra në përpjekje për t’i ndaluar gjakurn.
Ellwood, një ish-¬oficer ushtrie u fotografuar pastaj me një njollë gjaku në fytyrë, duke pritur ambulancat që të mbërrinin në vendngjarje.
Kujtojmë që vëllai i Ellwood, 39-vjeçari Jonathan mbeti i vdekur pas një shpërthimi më bombë në Bali në vitin 2002 nga një grup militantësh islamike. Duke folur pas sulmit Ellwood, është shprehur se kjo qe kishte ndodhur ishte një “tragjedi e madhe”.
“Unë jam një dëshmitar, unë kam qenë i fundit në vendngjarje para se të vdiste polici kështu që mua nuk më lejohet të them asgjë. Ajo tani një është vrasje, unë jam dëshmitar i tragjedi e madhe”- ka deputeti.
Mbrëmjen e sotme tre persona dhe një terrorist kanë vdekur pasi ky i fundit shkaktoi një masakër të vërtetë në qendër të Londrës, duke përplasur me makinë këmbësorët në urën “Westminster” dhe therur me thikë një polic para derës së Parlamentit. Nga përplasja me Fuoristradë kanë mbetur të plagosur të paktën 20 persona.