Taking too long? Close loading screen.

FOTOT/ Demokratët protestojnë, Genc Pollo shqyhet në paçe-pilaf me Fahriun dhe tallen me Bashën…

 PD ka hyrë në muajin e dytë të protestës, duke u ngujuar në çadër.

Demokratët kërkojnë qeveri teknike dhe zgjedhje të lira, por disa eksponentë të saj kanë një tjetër axhendë.

Ende pa përfunduar “parlamenti”, në çadrën e lirisë, uria ka pushtuar Genc Pollon, i cili i shoqëruar nga Ferdinand Xhaferri, ka vrapuar për nje paçe-pilaf, nën shoqërinë e mikut të ngushtë Fahri Balliu.

Ky i fundit, prej kohësh është një nga mbështetësit e fortë të Ilir Metës dhe LSI, por edhe një nga kundërshtarët e fortë të Lulzim Bashës, ndaj të cilit i ushtron presion që një prej fëmijëve të tij të jetë kandidat për deputet në Pogradec.

Pollo dhe Balliu kanë drekuar për më shumë se tre orë, në një nga restorantet e Tiranës, pranë “Rrugës së Elbasanit”, ku dhe i fotografuan.

Persona që ndodheshin në tavolinë pranë tyre i thanë Citynews se Balliu tallej me vizitën e Bashës në SHBA, duke thënë se as roja i Shtëpisë së Bardhë nuk i pret.

Pollo qeshte me “shakatë plot kripë” të Fahriut dhe aprovonte ironitë dhe talljet e tij me Lulzim Bashën.

Pollo dhe Balliu kanë qënë kundërshtarë të ashpër, por pas emërimit të Gencit ministër, të dy i lidhën aferat dhe korrupsioni.

Drejtorët e arsimit në rrethe në atë kohë, moren urdhër të shisnin librat e pavlerë të Balliut, të cilat jepeshin me detyrim sipas një urdhëri “miqesor” të Pollos.

Tashmë miqesia e tyre është kthyer në një pazar dhe aferë politike, ku së bashku luftojnë për bashkimin e Bashës me Ilir Metën, por edhe luftojnë në një tjeter drejtim.

“Në rast se Basha nuk shkon tek Meta, është i vdekur”, artikulonte Pollo, i cili merte mbështetjen e Balliut.

Next Post

Stay Connected with Us