Luman Laze, 60 vjeç nga Vlora, u gjet i pajetë sot në det pranë ishullit të Sazanit. Ai dyshohet se është një ndër dy skafistët e zhdukur të gomones me drogë që u gjet pranë ishullit, në datë 11 mars, me 1.2 ton hashash.
Policia po heton shkaqet e vdekjes dhe dyshohet se ai mund të ketë rënë në det si pasojë e dallgëve. Laze u identifikua nga familjarët, të cilët u thirrën në morgun e Vlorës bashkë me familjen e skafistit tjetër.
Në të njëjtën zonë ku sot u gjet trupi i tij është gjetur pak ditë më parë dhe gomonia e braktisur me drogë.
Për shkak të motit të keq, policia dhe Guardia di Finanza e rimorkuan gomonen me vështirësi pas disa orësh operacioni në det.