Kryeministri Edi Rama ka komentuar deklaratën e bërë nga kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka, i cili tha se PD nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet për kreun e Bashkisë së Kavajës.
Me anë të një statusi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë shprehet i keqardhur për Partinë Demokratike, por thekson se kriza e saj, nuk është dhe nuk do të bëhet kriza e vendit.
Rama vë në dukje se zgjedhjet do të zhvillohen.
“PD nuk hyn në zgjedhje në Kavajë? Keqardhje për PD, po kriza e saj s’është e s’do bëhet kriza e vendit! Zgjedhjet do bëhen, drejtësia do bëhet”, shkruan Kryeministri.
Presidentit Bujar Nishani dekretoi sot datën 7 Maj, për zhvillimin e zgjedhjeve për Kryetar Bashkie në Kavajë.
Por Edi Paloka, në një reagim për mediat tha se Partia Demokratike nuk do të marrë pjesë, as në zgjedhjet në Kavajë, as në ato të 18 Qershorit dhe ky vendim, sipas tij është i pa revokueshëm