Pas një hulumtimi të bërë në Australi u zbulua se helmi i merimangës mund të përdoret për trajtimin e paralizës.
Sipas mediave vendase në Australi, transmeton AA, shkencëtarët australianë kanë gjetur se një proteinë që gjendet në helmin e merimangës mund ta mbrojë trurin nga dëmtimet që mund të ndodhin pas paralizës.
Studiuesit nga universitetet Queensland dhe Monash në ishullin Fraser, që ndodhet në veri të Australisë, kanë kapur tre merimanga “hinkë” (funnel-web), që janë dhe merimangat më helmuese në botë dhe po bejne studimin e helmit te tyre.