Deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Koçi ka dhënë dorëheqjen. Lajmin e ka bërë të ditur në një status në rrjetin social facebook. Sipas postimi, deputeti i Fierit thotë se largohet për arsye personale. “Tërhiqem nga të gjitha angazhimet e mia politike dhe do të aspiroj për të marrë përgjegjësi publike si një mundësi e re për të dhënë kontribut të mëtejshëm si dhe për të vazhduar zhvillimin profesional”, shkruan Ervin Koçi. Po ashtu ai i kërkon falej edhe votuesve, që sipas tij disa kanë patur shumë pritshmëri dhe ai nuk i ka bindur.