Marka amerikane Stussy ka hedhur në treg bluza të stampuara me simbolin e Partisë Socialiste. Një tendecë e re, që anon nga e majta.
Një grusht i mbledhur, i cili mban një trëndafil të kuq ka korrur një sukses të madh në Amerikë. Ky imazh ju kujton diçka? Bëhet fjalë për logon e PS. Më saktësisht është logoja e vjetër e Partisë Socialiste spanjolle, e krijuar në vitin 1977 nga José María Cruz Novillo, PSOE.
Në fakt, të shumtë ishin amerikanët që vërshuan të vishnin bluzën e printuar me trëndafilin e famshëm. Objekti stilistik, mjaft i kërkuar, mund të blihet për 32 dollarë ne faqen online te markës Stussy. Urban Outfitters propozonte gjithashtu “ L’International Rose Tee” .Por, nga dita e enjte është tërhequr nga shitjet. Mbase nga frika e një polemike politike ?…
Redaksia online
zeripopullit.al