Kryeministrat e vendeve të grupit të Vishegradit (Polonia, Hungaria, Republika çeke dhe Sllovakia) dënuan sot shantazhin dhe diktatin evropian ndaj tyre përsa i përket politikës emigratore të përbashkët.
Mbledhur në Varshavë, kryeminsitrat e katër vendeve që refuzojna kuotat e detyrueshme të shpërndarjes së emigrantëve mes vendeve të BE-së, kanë hsërehur hapur mosmarrëveshjen e tyre me idenë për të lidhur shpërndarjen e fondeve evropiane me anëtarësimin në politikën migratore të përbashkët.
“Ideja për të rilidhur fondet që na janë dhënë nga BE-ja me politikën migratore është e keqe. Si grup i Vishegradit, nuk mund të lejojmë të intimidohemi”, theksoi me tone të larta kryeministri hungarez, Viktor Orban, në një konferencë shtypi me homologët çek, Bohuslav Sobotka, sllovak, Robert Fico dhe polak, Beata Szydlo.
“Grupi i Visegradit, përfshirë Poloninë, nuk do të pranojë kurrë këtë shantazh, as ata që i diktojnë kushte. Themi hapur se politika migratore e ndjekur deri tani nga BE nuk ka qenë suksesshme dhe duhet të nxjerrim mësime”, theksoi Szydlo.
Në vizitë në Budapest, Komisioneri evropian për Emigracionin, Dimitris Avramopoulos kërkoi sot respektim të parimeve të BE-së, pa përmendur masat e reja.