I nderuar lexues! Lumi i Lumës është dega e majtë e Drinit të Bardhë, në juglindje të rrethit të Kukësit. Në Kosovë quhet lumi i Plavës. Ka sipërfaqe 578 km2, lartësi mesatare 1424 m dhe gjatësi 32.4 km. Lumi i Lumës formohet nga bashkimi i përroit të Orgjostit dhe përroit të Topojanit. Në pjesën e sipërme të pellgut rrjedh nëpër pllajën e Shishtavecit, derisa futet në Grykën e Vanave, midis Koritnikut e Gjallicës së Lumës. Më tej rrjedh në molasën e pellgut të Kukësit.