Lazio fiton 2-1 në fushn e Sassuolo-s, në përballjen që hapi javën e 30-të të Serisë A italiane. Një ndeshje që portieri Thomas Strakosha e nisi si titullar, duke shkaktuar edhe penallti në minutën e 26-të.
Berardi mori përsipër ekzekutimin, duke kaluar Sassuolon në avantazh, ndërsa përpara pushimit ndërmjet pjesëve Lazio gjeti barazimin.
Immobile ktheu barazpeshën në minutën e 42, pas asistit të shkëlqyer nga Felipe Anderson.
Lazio kompletoi përmbysjen në minutën e 84-rt me autogolin e Acerbi, që bashkëfajtor kishte edhe portierin Consigli. Me suksesin e arritur skuadra e Inzaghit ngjitet në kuotën e 60 pikëve dhe e sheh veten vetëm 3 pikë larg Napolit të vendit të tretë.