Ambasadori i SHBA-së Donald Lu po zhvillon një takim me kryetarin e PD-së Lulzim Basha në selinë PD.
Takimi ka nisur para orës 10:00 të paradites së sotme.
Ky takim vjen në një moment kur opozita prej 18 shkurtit 2017, vijon protestën para kryeministrisë dhe këmbëngul në formimin e qeverisë teknike që do të përgatisë vendin për zgjedhje.
Ndërkohë që mbrëmë burime për Ora News thanë se kryetari i PS-së Edi Rama dhe kryetari i LSI-së, Ilir Meta kanë arritur dakordësinë për vijimin e koalicionit edhe për 4 vjet të tjera. Gjithashtu është rënë dakord dhe për zgjedhjen e presidentit