Dy ton e 55 kg është sasia e drogës së sekuestruar një ditë më parë në Mat. Lënda narkotike u gjet në një kontenier në njësinë administrative Baz, ku më herët në një tunel u gjet 200 kg kanabis.
Gjithashtu, në kontenier është gjetur edhe një armë zjarri kallashnik
Për lëndën narkotike është arrestuar një person, ndërsa është shpallur në kërkim një tjetër.
Nga ana e policisë vijonë hetimet.