Burime për Ora News konfirmojnë se është arritur një marrëveshje e re mes PS dhe LSI për 4 vitet e ardhshme.
Konfirmohet se koalicioni PS-LSI drejt një fillimi të ri. Gjithashtu është arritur marrëveshje dhe për presidentin e ri.
Kryeministri Edi Rama dhe kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta për katër orë darkuan në një restorant pranë Pazarit të Ri në Tiranë mbrëmjen e së dielës 2 prill 2017.
Darka 4 ore e mesnates se 2 prillit
Në darkë kanë qenë dhe kryetari i bashkisë Erion Veliaj dhe ministri i Drejtësisë Petrit Vasili.
Ata dolë të qetë nga lokali dhe disa burime mbrëmë deklaruan se kanë dalë të kënaqur lidhur me rezultatin e takimit që mund të shënojë një fillim të ri për koalicionin.
Zyrtarisht ende nuk ka asnjë vendim sa i takon të ardhmes së koalicionit por mendohet se bashkë me vendimin për koalicionin është vendosur dhe zgjedhja e presidentit të ri, por nuk bëhet publike vendimi.
Kryeministri Rama dhe kreu i LSI-së Meta të shoqëruar nga Veliaj dhe Vasili përmbyllën darkën në orën 01:00.
Darka Rama-Meta u zhvillua pas një sërë deklaratash të paqarta në distancë mes dy krerëve të partive PS dhe LSI, nëse do të vijojnë koalicionin apo jo.