Gazetari, Mentor Kikia, ka ngritur sot një pikëpyetje për sasitë e mëdha të qumështit pluhur që importohen cdo muaj në Shqipëri.
Këtë shqetësim Z.Kikia e ka ndarë me ndjekësit e tij në facebook.
Nga Mentor Kikia…
Kos lope me qumësht pluhur. “Made in Albania”
Tonelata qumësht pluhur që importohen cdo muaj në Shqipëri. Ku shkon? Unë s’kam parë asnjë produkt deri tani që të thotë “Prodhuar me qumësht pluhur”. Por në cdo dyqan ka “Kos lope”, “Kos deleje”, “Djathë lope”, “Djathë deleje”, “Djathë dhie”….. Burime të sigurta më thonë se pluhuri, në rastin më të mirë, përziehet me qumesht natyral dhe na shitet neve. Por mund të na shitet edhe bulmet safi qumësht pluhur. Ky produkt nuk është i rrezikshëm, e përdor cdo vend. Por më e pakta që ne duam të dimë, është që kosin e prodhuar nga qumështi pluhur të mos e blejme për kos deleje.
Le të shitet në treg edhe qumësht gomarice, edhe qumësh buallice, edhe qumësht pele po të doni. Por të etiketohet, dhe blerëesi të zgjedhë vetë se cfatë të blejë. Jo të mashtrohet nga dhjetra fabrika përpunimi qumështi, të cilat nuk do të furnizoheshin dot me qumësht natyral edhe sikur të ishin në Zelandë të Re.
P.S: Derisa të zgjidhet kjo puna e koalicionit, unë them të mos merremi me këtë cështje.
Redaksia online
zeripopullit.al