Izraeli do që të jetë një figurë lider në tregun e marijuanës si medikament mjekësor.
Aktualisht, tregu më i gjerë i marijuanës është Amerika, por importimi mbetet ilegal.
Që kur Izraeli e dekriminalizoi konsumimin e kanabisit, më shumë se 500 kompani në vend, kanë kërkuar liçenca për ta kultivuar dhe eksportuar atë. Vetëm në 2015-ën, mjekët në vend, ua kanë dhënë me recetë 25.000 pacientëve për të lehtësuar efektet e kancerit.
Qeveria ka gjetur tani një vend në tregun botëror të marijuanës që mund të gjenerojë 52 bilionë dollarë deri në 2025-ën.